2020-06-08 10:41:40 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ndërmarrjeve qendrore shtetërore të Kinës u është kërkuar të ulin ose të heqin qiratë për bizneset e vogla, në mënyrë që të zvogëlojnë kostot e tyre të funksionimit.
Në një qarkore kërkohet që ndërmarrjet e vogla në sektorin e shërbimeve dhe bizneset private që kanë marrë me qira mjedis nga ndërmarrjet qendrore shtetërore dhe kanë vështirësi financiare, të çlirohen nga qiraja për të paktën tre muaj.
Kjo masë është një pjesë e përpjekjeve të Kinës për të mbështetur bizneset e vogla të dëmtuara nga COVID-19.
Kina ka ulur normat bazë të kreditimit, ka pezulluar pagimin e taksave dhe ka rritur kreditimin për stabilizimin e punësimit dhe mbështetjen e ekonomisë. (Çang Çuo)