Ambasada kineze dhuron pajisje arsimore për gjimnazin "Ali Demi" të Vlorës

2020-06-06 09:55:47 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasada e Kinës në Shqipëri dhuroi të martën pajisje mësimore për gjimnazin "Ali Demi" të Vlorës. Në ceremoninë e dhurimit, të zhvilluar nëpërmjet videos, ishin të pranishëm ambasadori kinez Zhou Ding dhe drejtori i gjimnazit "Ali Demi" Roland Dervishi.

Ambasadori Zhou u shpreh që të rinjtë janë e ardhmja e vendit dhe shpresa e kombit. Kina dhe Shqipëria i kushtojnë rëndësi të madhe arsimit, që është edhe fushë e rëndësishme e bashkëpunimit dypalësh. Gjimnazi "Ali Demi" është një shkollë e njohur në Shqipëri dhe renditet në vendet e para për cilësinë e lartë mësimore. Vitin e kaluar në këtë shkollë nisi programi i mësimit të gjuhës kineze. "Jam shumë i kënaqur që kam mundësi të ofroj ndihmë për punën e shkollës 'Ali Demi' dhe po pres që të takohem me mësuesit dhe nxënësit e shkollës pas epidemisë. Shpresoj që të dyja palët do të ruajnë bashkëpunimin miqësor dhe do t'i ndihmojnë nxënësit të bëhen talente me vizion ndërkombëtar, si edhe trashëgimtarë të miqësisë kino-shqiptare dhe pjesëmarrës në bashkëpunimin mes dy palëve," tha ambasadori Zhou.

Roland Dervishi nga ana e tij u shpreh që dhurimet nga ambasada kineze kanë ngritur nivelin e modernizimit të shkollës, duke ofruar lehtësi për punën e shkollës. Të gjithë mësuesit dhe nxënësit janë shumë mirënjohës për këtë. Gjimnazi "Ali Demi" do të përpiqet për një cilësi më të mirë në mësimdhënie dhe për t'i bërë nxënësit të vlefshëm për vendin e shoqërinë, duke dhënë gjithashtu kontribut për konsolidimin e miqësisë kino-shqiptare.

Ndër pajisjet e dhuruara përfshihen pajisje, si projektorë dhe sisteme audiovizuale.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore