Ekspozita ndërkombëtare e importeve e Kinës, numri i pjesëmarrësit tejkalon pritshmëri

2018-08-08 21:08:38 CRI Komenti juaj Printoni

Më shumë se 160 000 blerës, nga mbi 80 000 kompani vendase dhe të huaja janë regjistruar për të parë Ekspozitën Ndërkombëtare të Importeve të Kinës (ENIK), tregojnë të dhënat më të fundit, tha të mërkurën organizatori i saj.

Sipas Byrosë Ndërkombëtare të Import-Eksportit të Kinës, ishte planifikuar se Ekspozita do të arrinte 150 000 regjistrues, por në fakt numri i tyre i tejkaloi pritshmëritë.

Byroja shtoi se mbi 40 kompani nga vende të ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Francën, Gjermaninë dhe Japoninë, janë regjistruar paraprakisht për të siguruar pavjonet e tyre në edicionin e dytë të ENIK-ut, për vitin e ardhshëm.

Edicioni i parë i Ekspozitës Ndërkombëtare të Importeve të Kinës do të mbahet në Shangai nga 5 deri në 10 nëntor. Në ekspozitë do të marrin pjesë mbi 130 vende dhe rajone dhe më shumë se 2 800 kompani kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në të. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore