">Xu Haofeng, një regjizor premtues<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Xu Haofeng, një regjizor premtues
  2016-04-14 17:50:27

Xu Haofeng, një regjizor premtues

Para disa javësh u shfaq në kinematë e Kinës filmi me titull "Gjykatësi harkëtar" me regji të Xu Haofeng, i njohur si skenarist i filmit "Mjeshtri i madh" i regjizorit kinez Wong Kar-Wai.

Filmi "Gjykatësi harkëtar" u xhirua në vitin 2012 dhe është bashkëpunimi i tretë i regjizorit Xu me aktorin e ri Song Yang.

Filmi është i gjinisë së arteve marciale dhe personazhi kryesor i tij është Liu Baiyuan, një mjeshtër harkëtar, me pseudonimin "Gjykatësi harkëtar" i cili ndërmjetëson konfliktet mes shkollave të arteve marciale, por nuk arrin të vendosë qetësi në familjen e tij dhe në jetën e tij sentimentale. Vetë regjizori tregon se 3 femra janë të lidhura me jetën e mjeshtrit harkëtar Liu Baiyuan. Njera është motra e tij e madhe, e dashura e tij por dhe një vajzë të cilës ai i shpreh ndjenjat e tij. Vetë regjizori Xu që në fëmijëri është një praktikues i artit marcial të Kinës Kung Fu, ndaj gjatë xhirimeve ai ka qenë mjaft kërkues ndaj stafit të aktorëve. Përsa i përket protagonistit të filmit, që është një mjeshtër harkëtar, regjizori Xu thotë se kjo është një ndër traditat e lashta shumë të çmuara të Kinës.

"Harkëtarët ishin të njohur në Kinën e lashtë, ishte një ndër artet e luftimit për meshkuj. Përdorimi i harkut në Kinën e lashtë ndryshon nga tradita perëndimore. Ndërsa në kulturën perëndimore harku konsiderohet thjesht një armë për të luftuar, në kulturën e lashtë kineze përdorimi i harkut më së shumti është një lloj filozofie. Sipas filozofit të madh kinez Konfuci " të përdorësh harkun e shigjetën dhe të drejtosh karrocën me kuaj është sikur të trajtosh problemet e ndryshme. Nëse ti kupton rrugën që kryen harku, ke kuptuar dhe vetë rrugën e jetës.Kjo ndodh dhe me protagonistin e filmit "Gjykatësi harkëtar", Liu Baiyuan", rrëfen regjizori Xu për CRI.

Filmi o tretë me arte marciale i regjizorit Xu, "Shi Fu", ose "Mjeshtri" fitoi çmim për koreografinë më të mirë në Çmimet Kinematografike "Kali i artë" në edicionin e 52-të në Tajvan.

Xu Haofeng po shihet si një regjizor i ri por mjaft premtues, por ai është dhe shkrimtar. Në moshën 33 vjeçare botoi romanet "Mjeshtri" dhe "Gjykatësi harkëtar" mbi të cilat janë bazuar dhe subjektet e filmave me të njejtët tituj. Ky shkrimtar, që tashmë ka nisur rrugën e regjizurës është modest dhe thotë se ende ka shumë rrugë për të bërë, por nuk mungojnë ata që pëlqejnë filmat e tij.

Biografia

Xu Haofeng u lind në vitin 1973 në Pekin dhe nisi të mësonte artet marciale që në moshën 14 vjeçare. Ai kreu studimet për regjizurë në Akademinë e Filmit të Pekinit, ku më pas punoi si lector në Departamentin e Regjisë. Në ndikimin e arteve marciale në vitin 1997 Xu shkroi një roman biografik me titull "The Bygone Kung Fu Wolrd", i cili u shit në 300 mijë kopje. Romani tjetër i tij ishte ai me titull "Monk Comes Down the Mountain" në 2007, i cili u bë një best seller. Popullariteti i këtij shkrimtari të ri ngjalli interesimin e regjizorit të njohur Chen Kaige i cili bazuar në romanin e fundit të Xu realizoi filmin artistic me të njejtin titull, në 2015. Filmi arkëtoi 38.25 milion dollar amerikanë dhe u nominua për kategorinë e filmit të huaj në Golden Globe. Në 2011 Xu debutoi si regjizor me filmin "Identiteti i Shpatës", premiera e të cilit u shfaq në edicionin e 68të të Festivalit të Venecias, ku u prit me shumë interes. Më vonë Xu shkroi skenarin e filmit "Mjeshtri i madh" të regjizorit Wong Kar-wai, i cili u nderua si skenari më i mirë në Festivalin e 33-të të filmit në Hong Kong. Në 2014 Xu botoi romanin "Mjeshtri", mbi të cilin u shkrua skenari i filmit me të njejtin titull, i shfaqur në dhjetor të 2015 në mbarë Kinën kontinentale dhe në Tajvan si dhe i nominuar për Çmimin kinematografik "Kali i artë" për skenarin më të mirë, koreografinë më të mirë dhe aktoren jo protagonist më të mirë.(Eda Merepeza)