Një raport i Shoqatave për Konsultime të Investimeve të Holandës bën të ditur se vitin e kaluar Kina mbeti një nga destinacionet më popullore për investimet e drejtpërdrejta nga SHBA-ja dhe vendet e BE-së. Ndërkohë të dhënat e publikuara nga Ministria e Tregtisë e Kinës tregojnë se investimet në sektorin financiar (FDI) në Kinën kontinentale kanë shënuar rritje në tremujorin e parë të këtij viti.
FDI, treguesi i investimeve financiare është rritur në tremujorin e parë të vitit me 4.5% nga viti në vit me rreth 224 miliard yuan ose 34 miliard dollarë.
Investimet nga vendet e përfshira në nismën e Kinës "Një brez, një rrugë" krahasuar me vitin e kaluar janë rritur me 8%, në vlerën 1.8 miliard dollarë. Vetëm gjatë muajit mars, FDI u rrit rreth 8% ose në vlerën 82 miliard yuan nga viti në vit.(Eda Merepeza)