Pekin, kryeministri Li thirrje qeverive vendore të nxisin reformat
  2016-04-12 11:14:05

Kryeministri kinez Li Keqiang u bëri thirrje qeverive vendore të nxitin reformat e tregut në krahun e ofertës dhe të stabilizojnë rritjen ekonomike.

Ai e bëri thirrjen ndërsa takonte disa udhëheqës vendorë të hënën në Pekin.

Li u bëri thirrje zyrtarëve vendorë t'i kapërcejnë pengesat, të zbatojnë uljen e taksave, nxisin risitë për të eliminuar mbi kapacitetin e prodhimit.

Kryeministri nënvizoi se tatimi mbi vlerën e shtuar duhet të zbatohet me përpikëri për ta çliruar biznesin nga barra e taksave të tjera.

Ndërkohë, autoritetet vendore duhet të ndërtojnë më shumë platforma dhe ofrojnë shërbimeve më të mira për ata që nisin një biznes të ri.

Kryeministri premtoi alokimin e fondeve të buxhetit brenda gjysmës së parë të vitit, ndërsa bëri thirrje për mobilizimin e më shumë kapitali privat. (Leftion Peristeri)