Prokurorët belgë thanë se planifikuesit e sulmit terrorist të 22 marsit në Bruksel që vrau 32 veta, kishin si objektiv të parë Francën, por plani ndryshoi pasi autoritetet filluan arrestimin e të dyshuarve.
Hetuesit e sulmit të 13 nëntorit në Paris që vrau 130 veta vërtetuan se shumica e sulmuesve jetonin në Belgjikë, përfshirë të dyshuarit kryesorë Salah Abdeslam dhe Mohamed Abrini të cilët e shmangën policinë për katër muaj.
Abrini u arrestua të premten dhe pranoi para hetuesve se ishte pjesë e sulmit me bombë në aeroportin e Brukselit. Prokurorët njoftuan se ai është ngarkuar me akuzën e vrasjes për terrorizëm.
Abdeslam, i dyshuari kryesor për sulmin e nëntorit në Paris, u arrestua të premten para sulmit në Bruksel. (Leftion Peristeri)