20160408karcofi1.m4a |
Karçofi në greqisht njihet si "Ankinara", një perime që përdorej nga grekët dhe romakët e lashtë si ilaç për përmirësimin e shëndetit.
Përfitimet shëndetësore që marrim nga karçofi
Karçofi ka pak kalori dhe yndyrë; në çdo 100 g ndodhen 47 kalori. Ai është një burim i pasur fibrash dietike dhe antioksidantësh. Fibrat dietike ndihmojnë në frenimin e problemeve me zorrët dhe ulin nivelet e kolesterolit të keq si dhe parandalojnë rrezikun e prekjes nga kanceri i zorrëve.
Karçofi përmban cinarinë. Sipas studimeve shkencore kjo substancë redukton yndyrnat në gjak.
Karçofi i freskët është një burim i shkëlqyer vitaminash dhe acidi folik.
Ai gjithashtu përmban një numër të konsiderueshëm anti-oksidantësh; vitaminë C. Konsumi i rregullt i vitaminës C ndihmon trupin t'irezistojë më mirë infeksioneve si dhe vret radikalet e lira që shkaktojnë kancer.
Po ashtu, karçofi përmban sasi të mire vitamin K; duke ofruar rreth 12% të nevojës ditore. Vitamina K ruan shëndetin e kockave dhe ndihmon në kufizimin e dëmtimeve të trurit.
Ai përmban gjithashtu antioksidantë si silymarin, acid kafeik dhe ferulik, që ndihmojnë trupin në eleminimin e radikaleve të lira.
Është i pasur gjithashtu në vitamin B-compleks si niacinë, vitaminë B-6, thiamine dhe acid pantotenik.
Për më tepër, karçofi është i pasur në minerale si bakër, kalcium, kalium, hekur, mangan dhe fosfor. Kaliumi është një komponent i rëndësishëm i qelizave dhe lëngjeve të trupit që ndihmojnë në kontrollimin e rrahjeve të zemrës dhe tensionin e gjakut. Bakri nevojitet për prodhimin e qelizave të kuqe, ndërsa hekuri për formimin e tyre.
Ai përmban gjithashtu flavonoide si betakaroten, lutein dhe zea-xanthin.
Karçofi mund të konsumohet së bashku me perimet e tjera, mishin, bathët apo me frutat e detit.
Zakonisht amvisat e gatuajnë karçfoin në tigan. Zemra e karçofit është e vetmja pjesë që konsumohet.
Për çfarë është i mirë shpargu
1. Ka veti anti-inflamatore dhe anti-oksidante
Shpargu është një bimë që ka veti të mëdha për shëndetin. Prania e lartë e vlerave ushqyese si vitamina K, A B, C folate, po ashtu edhe flavonoide, kuercetinë, rutin, etj, e bëjnë këtë bimë një thesar për shëndetin.
Gjithashtu ai përmban shumë antioksidantë përfshi vitaminën C, beta-carotene, vitaminën E, dhe minderalet si zink, selenium etj .
Vetitë që i gjejmë tek kjo bimë janë më të mirat për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe problemet me zemrën.
Një nga perimet "top" për tretjen
Shpargu ka veti tepër të mëdha për tretjen pasi ai përmban inulinë, e cila përdoret për të përmirësuar tretjen dhe është e përshtatshme për reduktimin e gazrave në zorrë. Gjithashtu inulina ndihmon për diabetikët, pasi prodhon shumë karbohidrate në mënyrë të pavarur nga insulina.
Këtë përmbajtje e gjejmë edhe tek karçofi.
Ai është i pasur edhe me fibra dhe proteina, të cilat ndihmojnë për stabilizimin e tretjes.
I mirë për shëndetin e zemrës dhe rregullimin e sheqerit në gjak
Nga studimet ka rezultuar se asparagusi redukton rrezikun e prekjes nga sëmundjet koronare si dhe parandalon diabetin e tipit 2.
Përmbajtja e vitaminës B e bën këtë perime një burim të shkëlqyer të acidit folik, vitaminës B1, B2, B3 dhe B6. Ai përmabn gjithashtu biotinë, dhe acid pantothenic. Grupi i vitaminave B luan një rol të rëndësishëm në metabolizmine sheqerit dhe brumërave, të cilat janë të rrezikshme për diabetin.
Perime anti-kanceroze
Për shkak të përmbajtjes së fortë anti- inflamatore dhe antioksidante asparagu redukton rrezikun e prekjes nga kanceri. Janë kryer shumë studime tek minjtë dhe ka rezultuar se shpargu sjell përfitime kundër-kancerit. Për këtë organizatat shëndetësore e rekomandojnë asparagun si një perime që duhet të konsumohet çdo ditë.
Këshilla si ta përgatisim:
Shpargu nuk ka nevojë që t'i hiqet lëkura, sidomos kur është i hollë. Lajeni me ujë të bollshëm për të larguar të gjitha papastërtitë. Më pas priteni pjesën fundore të panevojshme të asparagut dhe vendoseni në avull. Mirë është ta gatuani atë si një të tërë dhe nëse dëshironi ta prisni në pjesë më të vogla bëjeni këtë pas gatimit.
Shaprgun mund ta servirni të ftohtë dhe të ngrohtë.
•Mund ta shtoni në sallatën tuaj të preferuar
•Mund ta shtoni tek makaronat.
•Disa e përdorin së bashku me vezën për ta bërë omeletën tuaj më të shijshme dhe më shumëngjyrëshe
•Mund ta përdoni duke përzier asparagun me hudhrën, kërpudhat dhe pulën.
•Një perime e mirë për kombinimin e peshkut salmon dhe puresë me patate