Pas datës 8 prill në Kinë hiqet taksa për shitjen online të mallrave me pakicë të importuara. Qeveria kineze ka njoftuar se ky ndryshim përfshin platformat e tregtisë online si dhe shitësit dhe importuesit tradicionalë.
Ministria kineze e Financave ka vendosur që mallrat me pakicë të shitura online të mos klasifikohen si "pako", duke gëzuar një normë të ulët tatimi, krahasuar me mallrat e tjera të importit. Ndërkohë bëhet e ditur se mallrat e tjera të blera online jashtë vendit do të taksohen njësoj si mallrat e tjera të importit.
Taksa e importit të pakove në Kinë është më e ulët se 1 mijë yuan, ose 154 dollarë, me një normë interesi prej 10%. Ndërkohë taksat nën 50 yuan janë hequr.
Politika e re e taksave lejon një maksimum prej 2 mijë yuan ose 300 dollarë, për një transaksion të vetëm jashtë kufirit dhe një maksimum prej 20 mijë yuan për person në vit. (Eda Merepeza)