Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe homologu i tij austriak Heinz Fischer biseduan të mërkurën në Moskë rreth marrëdhënieve dypalëshe, situatës në Ukrainë dhe çeshtje të tjera me interes të përbashkët.
Putin tha se Rusia është një nga vendet që ka kryer më shumë investime në Austri dhe pavarësisht nga vështirësitë aktuale, marrëdhëniet ruso-austriake kanë shënuar përparime.
Lidhur me problemin e Ukrainës, Putini theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të gjithanshëm të marrëveshjes së re të Minskut dhe tha se OSBE-ja duhet të kontribuojë për ndryshimin e gjendjes në Ukrainë.
Ndërsa presidenti Fisher u shpreh se të gjitha vendet që dëshirojnë të ruajnë marrëdhënie të mira me Rusinë dhe BE-në nuk duan "sanksione" dhe kyçi i zgjidhjes së këtij problemi është zbatimi i marrëveshjes së re të Minskut. Por ai shtoi se si vend anëtar i BE-së, Austria duhet ta përkrahë vendimin e BE-së, ndaj Rusisë.
Qysh nga marsi i vitit 2014, BE-ja ka ndërmarrë disa raunde sanksionesh ndaj Rusisë, si pasojë e krizës së Ukrainës të cilave pala ruse iu përgjigjme "kundërsanksione", duke keqësuar marrëdhëniet me BE-në. (Wang Lei/ Eda Merepeza)