Miliantët e organizatës terroriste IS kanë rrëmbyer 344 punëtorë të një fabrike çimentoje, në afërsi Damaskut, njoftojnë mediat siriane.
Sipas radios vendore Sham FM, një fabrikë private çimentoje në qytezën Dumair, në verilindje të kryeqytetit u sulmua të hënën nga një grup militantësh të IS-it. Të gjithë të rrëmbyerit janë banorë të zonës dhe ka nisur operacioni për shpëtimin e tyre.
Bëhet e ditur se sulmi i IS-it u ndërmor me ndihmën e militantëve të zonës, ndërsa, forcat ajrore të qeverisë siriane e zbuluan rrëmbimin e punëtorëve të fabrikës gjatë inspektimit me dron. (Zhang Yan/ Eda Merepeza)