">Përgjatë Rrugë së Mëndafshit: Ben Giaimo, një dishepull i huaj i Konfucit<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Përgjatë Rrugë së Mëndafshit: Ben Giaimo, një dishepull i huaj i Konfucit
  2016-04-06 17:13:26

Përgjatë Rrugës së Mëndafshit, studenti amerikan Ben Giamo studion kinezishten antike

Studenti amerikan Ben Giamo është një prej atyre të huajve që mund të konsiderohet më kinez se vetë kinezët. Ai këndon opera tradicionale kineze dhe përdor të folurën e ShBA-së për të përkthyer veprat e filozofit Konfuci.

Korrespodenti i CRI-së Ricardo Afonso ka më shumë hollësi:

"Së pari, më quajnë Ben Giamo. Jam nga Chicago dhe tani po studioj në mastar në Xi'an të Kinës. Po studioj kinezishte antike, filozofi, letërsi dhe karakteret e lashta të Kinës."

Ndërsa Ben ishte student në Shtetet e Bashkuara ai u njoh me shumë kinezë dhe më pas drejtoi klubin e kulturës kineze. Kjo injektoi tek Beni pasioni për kulturën kineze.

"U njoha me shumë miq kinezë dhe ata më thanë se duhet të shkoja në Kinë dhe të studioja; pra ata më nxitën të vija këtu dhe të filloja studimet."

Ben mësoi mandarin duke kaluar kohën me miqtë e tij kinezë në Shtetet e Bashkuara dhe më pas erdhi në Kinë dhe u regjistrua në kursin e kinezishtes antike në Universitetin Normal të Xi'an-it.

Profesori i tij, Zhao Xueqing, nuk pati shumë besim tek Beni fillimisht për shkak të volumit të madh të studimeve të kursit.

"Në fillim, nuk prisja shumë prej tij. Por më vonë vura re se ai po punonte shumë për të studiuar dhe po harxhonte shumë kohë."

Por Beni nuk studioi vetëm kinezishten atike, ai njëherësh iu qas edhe stilit të jetesës së kinezëve. Ai nuk ka miq të huaj në Xi'an dhe shumë rallë flet anglisht si dhe mësoi dialektin e provincës Shaanxi.

Një ditë ndërsa kthehej në shtëpi ai dëgjoi një grup të moshuarish që këndonin opera Qinqiang dhe këtu lindi një tjetër interes.

"Sapo i dëgjova u mahnita! Menjëherë pyeta se ç'po ndodhte aty? Ajo muzikë më kujtonte atmosferën e një feste të vjetër dhe më interesoi të mësoja për të menjëherë."

"Pasi fillova të mësoj këto këngë si dhe dialektin e Shaanxi-së, mësova gjithashtu më shumë për kinezishten antike dhe tingujt antikë."

"Konfuci një herë ka thënë: Në tre njerëz që ecin së bashku, ka një prirje që unë të mësoj nga ata. Ndiq të mirë dhe ndrysho të keqen."

Beni gjithashtu ka studiuar librin e Konfucit "Lunyu," nga fillimi deri në fund dhe ka zhvilluar disa ide interesante për lidhjen e teorive me kohët moderne.

"Kur po e lexoja një ditë, mendova se Konfuci është njëlloj si një shoku im i ngushtë, babagjyshi i Vitit të Ri. Konfuci sjell urtësi dhe sidomos u sjell urtësi njerëzve të mirë. Ndërsa babagjyshi u sjell dhurata kujtdo që tregohet i mirë dhe është i respektuar."

Beni gjithashtu e ka përkthyer veprën e konfuzit në anglishten e folur në ShBA në mënyrë që të jetë më e thjeshtë për t'u kuptuar.

"Konfuci një herë ka thënë: Hej, pra jam duke ecur me disa shokë, nëse ata thonë apo bëjnë diçka të mirë, bujare, edhe unë do të ndjek shembullin e tyre. Por nëse ata janë duke bërë një gjë të gabuar, unë do të sigurohem që nuk do ta bëj dhe nuk do të ndjek shembullin e tyre."

Profesori i Benit, Zhao Xueqing, shpreson që ky variant i librit të botohet.

"Libri është përkthyer së fundi dhe po shikoj mundësinë e botimit të tij."

Aftësia e Benit për të shkruar karaktere antike ka përparuar aq sa disa herë ai ndihmon profesorin me studentët e rinj.

"Një student amerikan që ka kaq shumë interes dhe pasion për karakteret kineze dhe kulturën dhe punon kaq shumë, kjo është një gjë e rrallë. Shpresoj se më vonë ai do bëjë më shumë në të ardhmen për të përhapur kulturën kineze nëpër botë." (Leftion Peristeri)