Disa ditë pas krijimit të qeverisë së re të Mianmarit, ministri i jashtëm i Kinës, Wang Yi u takua në kryeqytetin Nay Pyi Taw me homologen Aung San Suu Kyi, me të cilën diskutoi rreth zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe. Kreu i diplomacisë kineze tha se në fokus së kësaj vizite është miqësia midis dy vendeve fqinje, e cila ndodhet tani në një fillim të ri.
Wang theksoi se politika e Kinës ndaj Mianmarit nuk do të ndikohet nga ndryshimet në këtë vend.
Nga ana e saj Suu Kyi tha se dy vendet i lidhin marrëdhënie miqësore dhe interesa të përbashkëta, duke shtuar se mbështetja e Kinës për Mianmarin është mjaft domethënëse. Ajo shprehu dëshirën e vendit të saj për të marrë pjesë në bashkëpunimin ndërkombëtar. (Eda Merepeza)