Kina përfundoi ndërtimin e farit në shkëmbin nënujor Zhubi, në Detin e Kinës Jugore.
Fari me lartësi 55 metra nisi ndërtimin në tetorin e vitit 2015 dhe në majë ka një fanar me diametër 4.5 metra, me drita lëvizëse brenda. Ai monitorohet nga rrjeti satelitor Beidou.
I pranishëm në ceremoninë e inagurimit ishte dhe Zhang Heping nga Ministria e Transportit.
"Për të përmirësuar lundrimin, fari ka një sistem identifikimi automatik dhe me stacione me frekuenca të larta, të cilat ofrojnë shërbime efikase për lundrimin si koordinatat e vendndodhjes, udhëzime mbi orientimin dhe informacione për lundrimin e sigurt," tha Zhang. (Raela/Albana)