Grupi i Sigurimeve Anbang i Kinës tërhoqi ofertë për blerjen e kompanisë Starwood Hotels & Resorts Worldwide.
Sipas një njoftimi Anbang e informoi Starwood-in për tërheqjen e ofertës pas vlerësimit të tregut.
Nga ana tjetër, Bordi i Drejtorëve i Starwood-it vazhdon të mbështesë unanimisht bashkimin me Marriott International, që pritet të krijojë kompaninë më të madhe në botë të hotelerisë.
Mbledhja e jashtëzakonshme e aksionerëve të Starwood-it do të zhvillohet më 8 prill për të miratuar bashkimin Marriott-Starwood. (Leftion Peristeri)