Qeveria kolumbiane ka njoftuar se realizuar me sukses bisedimet paraprake me një tjetër grup kryengritës në vend, me shpresën e përshpjetimit të procesit të paqes.
Negociatori Frank Pearl tha se bisedimet me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, që janë mbajtur në Ekuador gjatë vitit të fundit, pritet të shndërrohen në negociata zyrtare.
"Qeveria e Republikës së Kolumbisë, qeveria kombëtare, dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare, ELN, kanë rënë dakord të ulen në tryezën e rrumbullakët për të diskutuar mbi nënshkrimin e marrëveshjes përfundimtare të paqes, duke i dhënë fund konfliktit të armatosur si dhe të bien dakord për një Kolumbi në paqe dhe barazi."
Ende nuk dihet data e saktë e bisedimeve zyrtare, megjithatë është njoftuar se negociatat do të nisin në Ekuador dhe më pas do të vijojnë në Venezuelë, Brazil, Kili dhe Kubë.
ELN-ja është grupi i dytë më i madh i kryengritësve në Kolumbi me 1500-3000 anëtarë aktivë. (Albana)