Lidhja Kombëtare për Demokraci e Mianmarit ka marrë zyrtarisht mandatin për të drejtuar qeverinë e re. Presidenti i ri Htin Kyaw mbajti një fjalim në hapjen e sesionit të ri parlamentar, duke paraqitur dhe katër përparësitë kryesore të qeverisë së re.
"Si qeveri e re, do të përpiqemi për të krijuar një kushtetutë që arrin parimet e pajtimit kombëtar, procesin e paqes në vend, krijimin e bashkimit demokratik federal dhe njëherësh do të përpiqemi për të zhvilluar standardet e jetesës dhe përmirësuar jetesën e njerëzve. "
Kjo është administrata e parë civile që ka marrë kontrollin e Mianmarit pas dekadash sundimi ushtarak.
Udhëheqësja e Lidhjes Kombëtare për Demokraci, Aung San Suu Kyi, do të mbajë postin e ministrit të Jashtëm Mianmar dhe tre portofole të tjerë në kabinetin e ri.
Ajo e udhëhoqi partinë në një fitore dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit, por kushtetuta ia ndalon të zgjidhet presidente.
Htin Kyaw, një mik i vjetër i Aung San Suu Kyi-së, është zgjidhur personalisht prej saj për postin e presidentit. (Leftion Peristeri)