Organizata Botërore e Shëndetësisë u rekomandoi autoriteteve kineze të zgjerojnë listën e vaksinave të detyrueshme.
Eksperti i OBSh-së për vaksinimin, Lance Rodewald, thotë se fëmijëve në Kinë duhet t'u jepen vaksina për gripin, pneumoninë, meningjitin dhe rotavirusin.
"Njëri prej tyre i mbron fëmijët nga bakteret që shkaktojnë meningjitin dhe infeksionet e gjakut. Janë sëmundje shumë serioze. Kjo është një kategori. Shumë prindër e zgjedhin këtë vaksinë për fëmijët e tyre, por për shkak se kjo nuk është në program dhe disa nuk mund ta përballojë ekonomikisht nuk kanë qasje ndaj saj. Një tjetër është vaksina për rotavirusin. OBSH-ja sugjeron që të gjitha vendet ta përfshinë në programet e tyre. Vaksina e katërt është ajo kundër gripit. "
Ndërkohë, eksperti bëri thirrje për rregulla më të forta për shitjen e vaksinave nga kompanitë private në Kinë. Kjo vjen pas skandalit që shpërtheu në fillim të këtij muaji, ku dy të dyshuar u arrestuan në provincën Shandong për shitjen spitaleve të vaksina të skaduara. (Leftion Peristeri)