Eshtrat e dhjetëra ushtarëve kinezë të vrarë gjatë Luftës së Koresë do të riatdhesohen së shpejti në Kinë.
Kolonel Lee Hak-gi i Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut thotë se më vonë këtë javë do të mbahet edhe një ceremoni për nder të të rënëve.
"Për të përgatitur riatdhesimin e eshtrave të ushtarëve kinezë, së pari do të kryejmë ekzaminimin e tyre, reliktet dhe të dhënat e ushtarëve, ndërsa ceremonia e riatdhesimit do të zhvillohet më 31 mars."
Eshtrat e 36 ushtarëve kinezë do të kthehen në Kinë në prag të Ditës së Përkujtimit, një datë e shënuar për kinezët për të pëkujtuar të vdekurit.
Që nga arritja e një marrëveshjeje në vitin 2014, janë riatdhesuar nga Koreja e Jugut eshtrat e mbi 500 ushtarëve kinezë. Ata luftuan së bashku me ushtrinë e Koresë së Veriut në Luftën e Koresë kundër ushtrisë jugkoreane dhe forcave të OKB-ës të udhëhequra nga ShBA-ja.
Në luftë janë vrarë pothuajse 200 mijë ushtarë kinezë, ku shumica e tyre u varrosën në Gadishullin Korean. (Leftion Peristeri)