Këshilli i Shtetit i Kinës ka ngritur një ekip të përbashkët hetimor për të hetuar skandalin e tregtimit në mënyrë të paligjshme të vaksinave.
Këshilli ka ngritur gjithashtu një grup për të mbikëqyrur hetimin.
Skandali shpërtheu në fillim të muajit me disa të dyshuar që u arrestuan në Shandong për tregtim të paligjshëm të vaksinave në tregun e zi për spitalet.
Arrestimi i tyre zbuloi një hallkë të shitjes së vaksinave në mbarë Kinën, përfshi shitjen e vaksinave të ruajtur jashtë kushteve ose të skaduara në mbi 20 rajone në rang province që nga viti 2011.
Deri tani janë arrestuar mbi 130 të dyshuar për 70 çështje të ndryshme kriminale që kanë të bëjnë me skandalin. (Albana)