Kina shpalli zyrtarisht nxjerrjen e ushtrisë kineze nga sektorët fitimprurës.
Autoritetet ushtarake deklaruan planin 3-vjeçar për tërheqjen e plotë nga sektorët fitimprurës.
Sipas qarkores zyrtare, njësitë ushtarake nuk do të lejohen më të merren me aktivitete fitimprurëse të çfarëdo lloji.
Kontratat ekzistuese për ndërtesat dhe projektet e ndërtimit etj., nuk do të përtërihen.
Oficerëve u kërkohet të ndalojnë kontratat ekzistuese nëse janë të mundshme.
Ndjekur politikën e Reformës e Hapjes në fillim të viteve '80-të, ushtria kineze u lejua të merret me sektorët fitimprurës, si spitale, pasuri të paluajtshme etj.
Kjo masë parashikohet të bëhet hapi i fundit pas një sërë masash të zbatuara nga autoriteteve kineze për pakësimin e aktiviteteve fitimprurëse nga ushtria qysh nga mesi i viteve '90-të. (Wang Lei)