Autoritetet belge përdorën ujin për të shpërndarë një grup protestuesish të djathtë nga një shesh qendror i Brukselit.
Rreth 400 protestues të disa grupeve të djathta që kundërshtojnë emigracionin nuk iu bindën thirrjeve të policisë për t'u larguar nga sheshi.
Protesta zhvillohet disa ditë pas sulmeve terroriste në Bruksel, që lanë të vdekur 31 njerëz.
"Ky nuk është vendi i duhur, nuk është çasti i duhur. Nëse krijojë të gjithë këto probleme nuk ka arsye pse të vijnë këtu. Këto lloj protestash t'i zhvillojnë në një kohë tjetër."
Edhe kryeministri belg Charles Michel e dënoi protestën dhe e quajti atë të papërshtatshme.
Sulmet e Brukselit dhe të Parisit kanë shtuar numrin e njerëzve që protestojnë aktivisht kundër imigracionit nga vendet myslimane. (Leftion Peristeri)