Ministrat e Bashkimit Europian u mblodhën në Bruksel për të diskutuar përshpejtimin e shkëmbimit të informacionit strategjik.
Mbledhja erdhi pas sulmeve vdekjeprurëse të martën në qytet.
Ministri francez i Mbrojtjes Bernard Cazeneuve tha se shkëmbimi i informacionit përfshin të gjitha vendet në zonën Shengen.
Megjithatë, arritja e një marrëveshjeje mbi këtë gjë nuk do të jetë e lehtë pasi pjesa më e madhe e vendeve anëtare të BE-së nuk janë të gatshme për të ndarë të dhënat e tyre më strategjike.
Përpara këtij propozimi u arrit një marrëveshje për formimin bazës së të dhënave PNR, që përfshin emrat, datat e udhëtimit, itinerarët, detaje mbi biletat dhe të valixheve të pasagjerëve.
Kritikët e sistemit thanë se kjo shkel rëndë ligjin për të dhënat personale. (Albana)