Gjatë takimit prej 4 orësh të enjten me sekretarin amerikan të shtetit John Kerry në Moskë, presidenti Vladimir Putin u shpreh që kjo vizitë të ndikojë në qëndrimin rus dhe amerikan për çeshtjen e Sirisë dhe të Ukrainës.
Nga ana e tij, John Kerry tha se bashkëpunimi ushtarak e politik amerikano-rus në Siri ka pasur rezultate të rëndësishme, duke shtuar se pala amerikane ka disa propozime për zgjidhjen sa më parë të krizës së Ukrainës dhe nxitjen e bisedimeve në Gjenevë për problemin e Sirisë dhe dëshirë për ti diskutuar ato me palën ruse.
Para takimit me presidentinPutin, John Kerry zhvilloi bisedime me homologun rus Sergei Lavrov, lidhur me bisedimet e paqes për Sirinë, gjendjen në Ukrainë, bashkëpunimin dypalësh dhe situatën ndërkombëtare. (Fani/ Eda Merepeza)