Anijet ushtarake të Flotës Detare të Kinës do të marrin pjesë në stërvitjen shumëkombëshe RIMPAC që zhvillohet sivjet në Paqësor. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Jashtme e Kinës, pas deklaratës së sekretarit amerikan të mbrojtjes, Ashton Carter se " po rivlerësohet" pjesmarrjen e Kinës në stërvitjen shumëkombëshe, të drejtuar nga SHBA-ja.
RIMPAC është stërvitja shumëkombëshe detare më e madhe në botë, që zhvillohet çdo dy vjet me pjesmarrjen e 20 vendeve. (Eda Merepeza)