">Mozaik kulturor nga Kina<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Mozaik kulturor nga Kina
  2016-03-24 16:48:09

"Wenhua" ju propozon sot informacione kulturore nga bota e filmit dhe e fotografisë artistike.

-Musical "A Chance of Sunshine" do të shfaqet në Pekin

-Fotografi rus Murad Osmann, tani në Weibo

-Një film i ri i regjizorit Ang Lee

-Hunter, në ekranin e vogël

Pekini mirëpret musical-in "A Chance of Sunshine"

Një musical i bazuar në romanin e tajvanezit Jimmy Liao me titull "A Chance of Sunshine" do të shfaqet në Pekin në fund të këtij muaji. Subjekti është mjaft romantik dhe rrëfen lidhjen mes një të riu violinist dhe një përkthyeseje. Ata janë fqinj por nuk kanë arritur të takohen kurrë, pasi kur dalin nga shtëpia ndjekin drejtime të kundërta. Rastësisht një ditë të rinjtë takohen dhe ishte dashuri me shikim të parë. Ndërsa përpiqen të shkëmbejnë numrat e telefonit, shiu fshin gjithcka. Përsëri të rinjtë nisin kërkimin e njeri-tjetrit pa e ditur se në fakt banojnë fare pranë. Kjo histori dashurie frymëzoi autorin Jimmy Liao për të shkruar librin me ilustrime, i cili është konsideruar si një best seller në Kinë pas botimit të tij në vitin 1999. Në Hong Kong nlë vitin 2003 regjizorët e njohur Johnnie To dhe Wai Ka-fai, me aktorët protagonistë Takeshi Kaneshiro dhe Gigi Leung realizuan me sukses një film artistik bazuar në këtë libër të ilustruar, të cilin e titulluan "Ktheu majtas, kthehu djathtas!". Por kjo histori interesante dashurie është shndërruar dhe në subjektin e një seriali televiziv.

Tashmë musical me titull "Kthehu majtas, kthehu djathtas-Dashuri apo Keqardhje" do të prezantohet për publikun pekinas në fund të marsit. Ky musical është i famshëm në mbarë Azinë, qysh kur nisi turet e tij në vitin 2008. Nga 24-27 marsi musicali do të sjellë për publikun pekinas interpretimin e këngëtares-aktore tajvaneze Waa Wei në rolin e vajzës së dashuruar dhe të protagonistit mashkull kino-amerikanit Dawen Wang.

Autori i pjesës, 57 vjeçari Liao më parë punonte në një agjenci reklamash dhe e shkroi "A Chance of Sunshine", ndërsa luftonte kundër leucemisë. Li ftoi kompozitorin, fitues të shumë çmimeve Chen Chien-chi dhe kolegun e tij Wu Tsing-fong për të shkruar mbi 30 këngë për musicalin.

Producenti i musicalit Chang Bao-huey, i cili ishte kohët e fundit në Pekin së bashku me anëtarët e tjerë të kastit deklaroi për mediat se ndonëse në variantin origjinal të romanit nuk dihet me saktësi nëse dy të rinjtë lidhen së bashku, musicali do të ketë një fund të lumtur.

Fotografi Murad Osmann, tani në Weibo

Fotografi rus Murad Osmann i njohur në internet për fotot që i ka bërë të dashurës së tij Nataly Zakharova, duke e ndjekur nëpër botë, së fundmi ka hapur profilin e tij në Sina Weibo.

Murad Osmann ka postuar në profil foto mjaft të bukura dhe artistike në Weibo të shoqëruara me komentin: "Përshëndetje miq! Kjo është hera e parë që ne vizitojmë këtë " vend misterioz". Jam i lumtur të takoj miq të rinj dhe të mësoj gjëra të reja."

Fotot e Osmann në albumin me titull "Më ndiq"" nisën në formë seriali në vitin 2011, gjatë pushimeve të çiftit në Barcelona dhe tani ky fotograf rus ka mbi 530,000 ndjekës në Instagram.

E veçanta e fotografive të realizuara nga Osmann është perspektiva. Në çdo foto e dashura e tij bjonde i kthen kurrizin aparatit dhe pozon me shpinë, ndërsa shihet dora e fotografit, njëherësh të dashurit të saj që e tërheq. Në sfond pamjet janë magjepsëse dhe paraqesin disa nga vendet më të bukura në botë.

Çifti u martua vitin e kaluar në Sallën Zhavoronki në Moskë. Në Instagram fotografi Osmann ka shkruar lidhur me këtë ngjarje të rëndësishme të jetës së tyre " I premtova se do ta mbaj përdore dhe në çdo ditë të jetës sonë do ti them "Të dua!".

Një film i ri i regjizorit Ang Lee

Regjizori i njohur kinez Ang Lee do ti drejtohet me një fjalim Samitit Vjetor të Teknologjisë së Kinemasë NAB, që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Las Vegas të SHBA-së.

Ndër të tjera Ang Lee pritet të bëjë publik dhe nisjen e një projekti të ri kinematografil me titull "Billy Lynn's Long Halftime Walk", në të cilin për të parën here do të përdoret teknomogjia 3 dimensionale por me përdorimin e një projeksioni me laser të dyfishtë. Shpejtësia e planeve filmike me sa duket në këtë film do të thyejë një record, pasi do të prezantohen 25 plane në 1 sekondë, bazuar në një teknologji dixhitale të avancuar.

Filmi "Billy Lynn's Long Halftime Walk" me regji të Ang Lee do të ketë si aktorë protagonist Vin Diesel dhe Kristen Stewart dhe pritet që të shfaqë premierën e tij më 11 nëntor në SHBA.

Hunter, në ekranin e vogël

"Hunter", një variant i ngjashëm me serialin televiziv të BB-së "Sherlock Holmes" ka nisur të shfaqet që nga 21 marsi në televizionin kinez. Do të jenë 41 episode të një filmi thriller, i cili do të shfaqë 2 episode në një mbrëmje në Televizionin Satelitor të Pekinit si dhe në websiten Le.com

Subjekti i filmit fokusohet në vitin 1949 ku një detektiv privat përpiqet të zgjidhë disa vrasje misterioze. Aktori protagonist në rolin e detektivit, Hunag Xuan thotë se shumë e krahasojnë me Sherlock Holmesin por roli i tij i duket më njerëzor. Ndërsa regjizori i filmit Xu Ang thotë se krahas lojës së mirë të aktorëve filmi ka kostume dhe skenografi të arrirë. (Eda Merepeza)