Presidenti i Kinës Xi Jinping bëri thirrje për reforma dhe risi në universitetet dhe akademitë ushtarake, si mbështetje për konsolidimin e forcave të armatosura. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë turit të inspektimit në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare, akademia kryesore ushtarake e Kinës.
Kreu i shtetit Xi u bëri thirrje studentëve të këtij Universiteti për forcim të disiplinës së tyre, bazuar në standarde të larta. (Eda Merepeza)