Presidenti amerikan Barak Obama mbërriti në Argjentinë pas vizitës së tij historike në Kubë.
Udhëtimi i tij shihet gjerësisht si një afrim në marrëdhëniet me Argjentinën dhe erdhi vetëm pak javë pas zgjedhjes së presidentit Maruricio Macri.
Në takimin me presidentin Macri, shefi i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi se një element kyç në mposhtjen e IS-it është bllokimi i financimeve të terrorizmit. "Do ta përndjekim Shtetin Islamik me agresivitet derisa të zhduket nga Siria dhe Iraku", ka thënë Obama.
Sa i takon atentateve në Bruksel, presidenti ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë gjithë ndihmën e nevojshme në hetime. (Albana)