Kryeministri kinez Li Keqiang tha të hënën se Kina do të vazhdojë të hapet dhe të krijojë një mjedis të barabartë të tregut.
Gjatë takimit me pjesëmarrës të huaj në Forumin e Zhvillimit 2016, që u zhvillua nga 19 deri më 21 mars në Pekin, Li tha se Kina do të zhvillojë reformën strukturore në fushën e ofertës në pesë vjetët e ardhshëm për të nxitur gjallërinë e tregut.
Reforma strukturore në fushën e ofertës, që u propozua nga politikëbërësit kinezë nëntorin e vjetshëm, ka si qëllim nxitjen e ristrukturimit ekonomik nëpërmjet uljes së ofertës joefektive e të nivelit të ulët dhe rritjen e produktivitetit me anë të shtimit të ofertës së nivelit të mesëm e të lartë. (Çang Çuo)