">Vizita e Obamës në Kubë nuk pritet të sjellë ndryshime të shpejta<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Vizita e Obamës në Kubë nuk pritet të sjellë ndryshime të shpejta
  2016-03-23 17:08:25

Leftion Peristeri, CRI Shqip 

Presidenti Barack Obama përfundoi dje vizitën e tij historike në Kubë ndërsa përpiqet për të përmirësuar marrëdhëniet midis dy vendeve..

Korrespodenti i CRI-së John Bevir raporton nga Havana vizitën e cila vetëm pak muaj më parë konsiderohej e paimagjinueshme.

Ishte një çast historik, pas shumë dekadave armiqësi. Presidenti i Shteteve të Bashkuara zbriti në tokën kubane...

... ndërsa himni kombëtar amerikan kumboi në mbarë shembnin e revolucionit.

Pikërisht në këtë shesh, Fidel Castro denoncoi përpara turmave të mëdha imperializmin amerikan...

... por presidenti Obama vendosi këtu një kurorë lulesh pranë monumentit të ngritur për nder të heroit revolucionar Jose Marti.

Dhe pas kësaj, ajo që cilësohet si aktiviteti më i madh, takimi i udhëheqësve të të dy.

Takimi i të dy udhëheqësve u mbizotërua nga temat e vështira me të cilat përballet ribashkimi...

Dhe më pas përgjigjja e pyetjeve të vështira para mediave.

Presidenti Raul Castro: "Nuk është e drejtë të pyesësh për të burgosurit politikë. Më thoni emrin e një të burgosuri të vetëm?"

Presidenti Barack Obama: "E kam thënë në mënyrë të vazhdueshme, pas mbi pesë dekadash shumë të vështira, marrëdhëniet mes qeverive tona nuk do të transformohen brenda natës. Ne vazhdojmë të kemi siç tha dhe presidenti (Raul) Castro disa divergjenca shumë serioze, duke përfshirë demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Së bashku patëm diskutime shumë të drejtpërdrejta dhe të sinqerta mbi këto tema."

Por fjalët dhe premtimet janë një gjë, pasi kubanët në rrugët e Havanës kërkojnë veprime dhe ndryshime konkrete.

Lougis Rul është një shofer taksie dhe ka jetuar në kryeqytet gjatë gjithë jetës.

"Shpresoj se do të ndihmohet fuqia punëtore, më shumë biznes, pra që çdo njeri të hapë një biznes dhe kubanët të bëjnë biznes pa ndonjë problem. Shpresoj se do të ndryshojnë të gjitha këto çështje. Shpresoj se qeveria e Kubës do të ndihmojë vendin të zhvillohet dhe të dalë nga vrima ku jemi futur tani."

Të dy vendet i ndajnë vetëm 90 milje detare, por ata jetojnë në dy botë të ndryshme. Asnjëri nuk pret ndryshime të shpejta, por fakti që presidenti amerikan Obama ndodhej në Kubë, tregon se gjërat kanë ndryshuar që nga koha e Luftës së Ftohtë.

John Bevir, Havanë.

Reagimet për vizitën

Në një koment që bëri të hënën në Facebook, presidenti Barack Obama tha se kishte shkuar në Havanë "për t'i shtrirë dorën e miqësisë popullit kuban" dhe "për të varrosur mbeturinat e fundit të Luftës së Ftohtë në Amerikën Veriore dhe atë Jugore".

Ky mesazh i presidentit Obama vjen një ditë pasi turmat entuziaste të kubanëve e mirëpritën ardhjen e tij në Havanë, me thirrjet "USA, USA", në kontrast të thellë me kandidatët repubublikanë për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara që shprehën me kritika për vizitën në mediat sociale.

Kryesuesi i garës së republikanëve, Donald Trump, dërgoi një mesazh me Twitter, me të mbërritur avioni presidencial në Kubë, ku thoshte mes të tjerash, se "Presidenti nuk u prit nga zoti Kastro, i cili kishte dalë për të pritur Papën". Më parë zoti Trump kishte thënë se ai ishte i kënaqur me politikën e re amerikane ndaj Kubës.

Ndërsa kandidati tjetër republikan, Ted Kruz, i cili është kubano-amerikan, shkroi në gazetën "Politico", se liria në Kubë nuk mund të vijë "duke fuqizuar diktaturën, ndërkohë që Kuba është eksportues i terrorizimit në Amerikën latine."

Senatori i Teksasit tha se babai i tij ishte torturuar nga regjimi i Batistës, ndërsa halla e tij "ishte trajtuar në mënyrë brutale nga grabitësit e Fidel Kastros", para se ajo të arratisej, në kërkim të lirisë në Shtetet e Bashkuara.

Cruz është kandidati i vetëm amerikano-kuban që ka mbetur tani në garën presidenciale, pas largimit nga gara javën e kaluar të Senatorit të Floridës Marco Rubio. Megjithë largimin nga gara, Rubio ka mbetur kritik ndaj politikës së administratës; ai shkroi në facebook se vizita e presidentit Obama në Kubë shënon fillimin e "udhëtimeve më të papranueshme që kanë ndërmarrë ndonjëherë presidentët amerikanë në botë."

Por ka pasur edhe disa ligjvënës republikanë që kanë shprehur mbështetje për lehtësimin e kufizimeve ndaj udhëtimit dhe tregtinë me Kubën kohët e fundit. Të paktën 15 senatorë republikanë i kanë mbështetur publikisht këto politika.

Presidentin po e shoqëron një delegacion prej tridhjetë e nëntë ligjvënësish, mes tyre pesë republikanë.

Kandidatët demokratë për president Bernie Sanders dhe Hillary Clinton kanë thënë se e mbështesin angazhimin e Shteteve të Bashkuara me Kubën.