Chan, duhen më shumë fonde për mospërhapjen e virusit Zika
  2016-03-23 12:57:51

Shefja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Margaret Chan u ka bërë thirrje vendeve të botës të mbledhin sa më shumë fonde, për të luftuar përhapjen e virusit Zika.

"Shëndeti publik ka probleme në shumë vende të botës, shumë familje janë të mëdha dhe si drejtore e përgjithëshme e OBSH-së do të bëj të pamundurën, për të mbledhur fonde", theksoi Chan.

OBSH-ja ka alokuar një fond prej 4 milion dollarësh për të mbështetur punën në terren, me qëllim mbajtjen në kontroll të virusit Zika. Sipas shefes së kësaj organizate Chan, ende nuk është arritur në përfundimin final se virusi Zika është shkaktar për lindjen e një numri të konsiderueshëm foshnjash me mikrocefalit.

Muajin e kaluar OBSH-ja shpalli gjendjen e emergjencës sëpërhapjes së virusit Zika në Amerikën e Jugut. (Eda Merepeza)