Ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Jiang Yu u takua të martën me ministrin e transportit Edmond Haxhinasto, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin dypalësh në infrastrukturë.
Të dyja palët u shprehën se infrastruktura është një fushë e rëndësishme e bashkëpunimit Kinë-Shqipëri, ndaj duhet të shtohet komunikimi dhe bashkëpunimi mes qeverive dhe ndërmarrjeve, si dhe të zbatohen marrëveshjet dypalëshe.
Bashkëbiseduesit ranë dakord që në projektet konkrekte të bashkëpunimit të tejkalohen vështirësitë duke përdorur metodat shkencore, praktike, për të realizuar fitime të përbashkëta dhe për të krijuar një mjedis të ri bashkëpunimi tregtar mes Kinës dhe Shqipërisë. (Jiang Lei/ Eda Merepeza)