Kina dënon ashpër sulmet në Bruksel
  2016-03-23 12:57:51

Qeveria kineze ka dënuar ashpër sulmet në Bruksel.

Sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme e Kinës, përveç përcjelljes së ngushëllimeve, thuhet se pala kineze është e gatshme të shtojë bashkëpunimin me Belgjikën dhe komunitetin ndërkombëtar për të luftuar terrorizmin.

Në të njejtën kohë, ambasada kineze në Belgjikë ka njoftuar shtetasit kinezë në vend të evitojnë qëndrimin në zonat e mbipopulluara.

Turistëve kinezë gjithashtu u është këshilluar që të anulojnë udhëtimet drejt Brukselit. (Albana)