Policia turke shpalli në kërkim tre militantë të dyshuar të IS-it, të cilët mendohet se do të kryejnë një sulm të madh terrorist në Turqi.
Duke cituar burime të autoriteteve të sigurisë, media turke raportoi se tre militantë janë anëtarë të një grupi të vogël vendor të lidhur me ekstremistët.
Turqia është sulmuar gjashtë herë me shpërthime vetëvrasëse që nga vera e kaluar.
Gjatë sulmit të fundit të së dielës, sulmuesi i vetëvrasës i IS-it vrau tre izraelitë dhe një iranian në një rrugë këmbësore të pazarit të Stambollit. (Leftion Peristeri)