">
Të hënën ambasadorja kineze në Shqipëri Jiang Yu botoi në gazetën "Panorama" artikullin me titull "Pikënisje e re, udhëtim i ri". Në këtë artikull ambasadorja Jiang Yu e njeh lexuesin shqiptar me Planin e 13-të pesëvjeçar të Kinës, me fazën e re normale të ekonomisë kineze dhe nismën "Një Brez dhe Një Rrugë". Në vijim mund të lexoni këtë artikull.
"Pikënisje e re, udhëtim i ri"
- Plani i 13-të pesëvjeçar për zhvillimin ekonomik e shoqëror të Kinës
Ambasadorja e RP të Kinës JIANG Yu
Në sesionin e 4-të të Legjislaturës së 12-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës u miratua projekt-udhëzuesi i Planit të 13-të Pesëvjeçar për Zhvillimin Ekonomik e Shoqëror të Kinës, një projekt (blue-print) për zhvillimin e përgjithshëm të Kinës gjatë gjysmës së dekadës. Objektivat e Planit të 13-të Pesëvjeçar janë: Deri në vitin 2020 (në 100-vjetorin e krijimit të Partisë Komuniste të Kinës), do të realizohet ndërtimi i shoqërisë relativisht të begatë të Kinës, si objektivi i parë 100-vjeçar; deri në vitin 2049 (në 100-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës), do të realizohet ndërtimi i Kinës si një shtet modern socialist me begati, demokraci, civilizim dhe harmoni dhe realizimi i Rilindjes Kombëtare të Kinës, thënë ndryshe objektivi i dytë 100-vjeçar.
Objektivat e Planit të 13-të pesëvjeçar për
zhvillimin ekonomik e shoqëror të Kinës
Periudha 2016-2020, si fazë vendimtare për realizimin e objektivit të parë, ka kuptim të thellë për zhvillimin ekonomiko-social të Kinës. Për të mirëkuptuar këtë objektiv do të shpjegoj konkretisht me një grup të dhënash:
100% - Ekomonia kineze të mbajë tendencë rritjeje me shpejtësi të mesme-lartë, pra mesatarisht 6.5% për vit, në mënyrë që të nxitet industria e të zhvillohet në nivel të mesëm-lartë. Deri në vitin 2020, GDP-ja dhe të ardhurat mesatare të banorëve në qytete e fshatra të jenë dyfishuar në krahasim me vitin 2010;
15% - Industritë e reja strategjike të paraprijnë zhvillimin e përgjithshëm të ekomonisë, deri në 2020, përqindja e vlerës së shtuar të industrive të reja strategjike në GDP-në të rritet nga 8% (që është proporcioni i tanishëm) në 15%;
5% - Avancimi teknologjik kontribuon në 55% të rritjes ekonomike, kjo shifër të rritet me 5% gjatë 5 viteve të ardhshme;
60% - Numri i banorëve të përhershëm urban të arrijë në 60% të popullsisë së përgjithshme në vitin 2020, që do të thotë, urbanizimi i vazhdueshëm dhe në nivelin më të lartë të Kinës do të jetë si: shtimi i benzinës në motorin e zhvillimit ekonomik;
80% - Numri i ditëve me cilësi të mirë të ajrit në qytetet e vogla dhe të mëdha do të jetë të paktën 80%;
Mbi 55 mln – Është popullsia fshatare që do të dalë nga vafëria;
1 vit – Jetëgjatësia mesatare e kinezëve të zgjatet me 1 vit, nga 76.34 (jetëgjatësia e tanishme) deri në 77.34 (në vitin 2020), për arsye të përmirësimit të kushteve shoqërore dhe mjekësore;
Dy "30 000 km" – Gjatësia e hekurudhave ku udhëtojnë trenat me shpejtësi të lartë të rritet nga 19 000 km deri në mbi 30 000 km, kështu do të lidhen më shumë se 80% e qyteteve të mëdha; gjatësia e autostradave që do të ndërtohen ose të rindërtohen të jetë afro 30 000 km.
Normalitet i ri i ekonomisë kineze
Gjatë Planit të 13-të pesëvjeçar për zhvillimin ekonomik e shoqëror të Kinës, zhvillimi i ekonomisë kineze do të hyjë në një gjendje të re normale, ku ka jo vetëm kriza e rreziqe, por edhe shanse strategjike, ne do të mbajmë dhe zbatojmë 5 konceptet e zhvillimit – inovacion, harmoni, gjelbërim, hapje dhe bashkë-ndarje – në çdo fushë të Planit të 13-të pesëvjeçar, kështu synohet ndërtimi i përgjithshëm i shoqërisë relativisht të begatë, duke shtruar një bazë të konsoliduar për realizimin e objektivit të dytë 100-vjeçar.
Vitin e kaluar, vagonit të ekonomisë botërore vazhdoi t'i mungonte fuqia e rimëkëmbjes; rritja e shpejtësisë së tregtisë ndërkombëtare ishte e ulët, në këtë gjendje, ekonomia kineze u zhvillua me një shpejtësi të arsyeshme prej 6.9%. Kina pozicionohet në vendet e para ndër të gjithë ekonomitë botërore, duke kontribuar në 1/4 e ekonomisë botërore. Meqë kjo është rritja më e ulët gjatë 25 viteve të fundit, nëse bëni një krahasim, vlera e shtuar prej rritjes ekonomike të GDP-së së Kinës (një volum prej 10 trilionë dollarë) është pothuajse e barabartë me GDP-në e një shteti të mesëm në një vit. Për sa i përket vitit 2016, ekonomia kineze do të rritet nga 6.5% - 7.0%, në të njëjtën kohë Kina synon zgjidhjen e 5 çështjeve të rëndësishme: tretjen e prodhimit të tepërt, likuidimin e pasurive të paluajtshme të pashitura, shtimin e furnizimit, uljen e kostos për ndërmarrje dhe parandalimin e përballimin e rreziqeve financiare. Nuk themi që ekomonia kineze zhvillohet gjithmonë pa vështirësi, por ajo përballet me presion të madh në proçesin e përmirësimit të strukturës ekonomike. Megjithatë, për fat të mirë Kina ka grumbulluar eksperiencë, vetë ekonomia kineze është fleksibël, ka potencial të madh, duke përfituar fryte nga politika e Reformës dhe Hapjes dhe është mjaft dinamike. Jemi të bindur që do të realizojmë objektivin e dytë 100-vjeçar me përpjekje të palodhshme. Duhet të përmend gjithashtu që perspektiva pozitive e ekonomisë do të jetë afatgjatë, ky është një fakt që nuk do të ndryshojë, porta e Hapjes nuk do të mbyllet, hapat e Reformës nuk do të ndalen.
Ndërtimi i "Një brezi dhe një rruge"
Gjatë viteve 2016-2020, nën parimin "konsultim, ndërtim dhe ndarje të përbashkëta", Kina do të vazhdojë ndërtimin e "Një brezi dhe një rruge" (Brezi ekonomik i rrugës së mëndafshit dhe rruga detare e mëndafshit të shekullit 21), do të forcojë inter-konektivitetin, bashkëpunimin ekonomiko-tregtar dhe shkëmbimet njerëzoro-kulturore me vendet përreth "Një brezi dhe një rruge", si dhe do të përmirësojë mekanizmin dypalësh e shumëpalësh. Kina dëshiron të zhvillojë bashkëpunimet e gjera me përfitime të ndërsjella me vendet përkatëse, përfshirë edhe Shqipërinë, duke respektuar rregullat ekonomike të tregut, që të realizojë zhvillimin dhe lulëzimin e përbashkët të vendeve të botës.
Me thellimin e iniciativës së "Një brezi dhe një rruge" dhe "Bashkëpunimit 16+1" (Kinë dhe Vendet e Evropës Qendrore e Lindore), marrëdhëniet e bashkëpunimit miqësor midis Kinës dhe Shqipërisë do të mirëpresin pa dyshim shumë shanse. Të dyja vendet kanë potencial bashkëpunimi në fushën e infrastrukturës transportuese, të energjisë, të minierës, të bujqësisë, të shkëmbimeve kulutore, njerëzore dhe vendore. Me rëndësi është gjetja e pikës së takimit të interesave të secilës palë që ato të përpiqen në të njëjtin drejtim, të gjejnë formulën e bashkëpunimit për të hapur një epokë të re bashkëpunimi me interesa reciproke dhe fitime të përbashkëta.