Në kampusin e Universitetit "Sun Jat Sen" në qytetin Zhuhai të Kinës Jugore po vazhdon ndërtimi i një projekti të ri të studimit të valëve gravitacionale të quajtur "Tianqin."
Projekti në vetvete do të zbatohet në katër faza gjatë 15 deri 20 vjetëve të ardhshëm, duke përfshirë tre satelitë orbitalë për zbulimin e valëve. Projekti do të kushtojë rreth 2.3 miliardë dollarë amerikanë.
Konfirmimi i zbulimit të një vale gravitacionale nga kërkuesit amerikanë në fillim të këtij viti i ka bërë studiuesit e tjerë në mbarë botën të shpejtojnë planet për t'u përfshirë në kërkimin e valëve gravitacionale.
Një hulumtim i tillë mund të sigurojë më shumë informacion në lidhje me origjinën e universit tonë. (Artan Goga)