Kinë, policia drejt kapjes së rrjetit që tregton vaksina ilegalisht
  2016-03-21 16:50:03

Autoritetet kineze dhe forcat e sigurisë kanë bashkëpunuar për kapjen e furnizuesve dhe blerësve që tregtojnë vaksina në mënyrë të paligjshme.

Autoritetet i kanë bërë thirrje personave të përfshirë në këtë rrjet të dorëzohen në polici përpara së mërkurës.

Dy të dyshuar u arrestuan javën e kaluar në Shandong.

Ata dyshohen se kanë blerë 25 lloje vaksinash nga mbi 100 farmacistë.

Është vlerësuar se në 5 vitet e fundit janë tregtuar në mënyrë të paligjshme në Kinë vaksina në vlerën e 90 milionë dollarëve. (Albana)