Kompania kineze Huawei është përfshirë sërish në listën e kompanive më inovative, duke u renditur për herë të tretë në vendin e 13-të, në listën botërore të 50 kompanive më inovative. Lista u publikua nga revista amerikane "Fast Company", e njohur për trajtimin e temave tregtare e teknike.
Huawei ka hapur në mbarë botën 16 institucione kërkimore, 36 qendra inovative dhe 5 qendra për trajnim. Deri në fund të vitit të kaluar, Huawei aplikoi në Kinë për 52,550 patenta dhe 30,613 patenta jashtë vendit, 90% e të cilave janë për shpikje. (Zhang Nan/Eda Merepeza)