Zyrtarët turq kanë identifikuar autorin e sulmit vetëvrasës të fundjavës në Stamboll, si një militant i Shtetit Islamik.
Ministri i brendshëm turk, Efkan Ala tha se 24 vjeçari është shtetas turk.
"Terroristi që kreu sulmin vetëvrasës u identifikua. Ai është Mehmet Ozturk, i lindur në vitin 1992 në provincën Gaziantep. Sipas të dhënave të fundit ai ishte i lidhur me Shtetin Islamik."
Sulmi terrorist i të shtunës në Stamboll shkaktoi 5 të vrarë dhe 36 të plagosur. Ky ishte i fundit ndër sulmet e kryera që nga fillimi i vitit në vend, të cilat qeveria turke i ka lidhur me mbështetësit e Shtetit Islamik dhe të fraksioneve të jashtëligjshme kurde.(Eda Merepeza)