Autoritetet belge thanë se i dyshuari që u arrestua fundjavën e kaluar për sulmet terroriste të nëntorit në Paris po planifikonte "një tjetër sulm në Bruksel."
Ministri i Jashtëm belg Didier Reynders tha se ka prova që dëshmojnë se kërcënimi ishte serioz.
"Komentet e para të Saleh Abdeslam u bënë në fundjavë. Ai tha se donte të shkonte në Paris për të kryer një sulm vetvrasës, por nuk e realizoi. Sipas informacioneve të tjera, ai ishte gati të kryente një sulm në Bruksel."
Abdesalam, një nga më të kërkuarit në Europë, akuzohet si pjesë e grupit ideues të sulmeve vdekjeprurëse në Paris në fillim të nëntorit, ku humbën jetën 130 vetë. (Albana)