Presidenti Vladimir Putin tha se Rusia mund ta rindërtojë "brenda disa orëve" forcën ushtarake në Siri nëse do të jetë e nevojshme dhe vazhdojë shënjestrimin e grupeve ekstremiste.
"Sigurisht, nëse do të jetë e nevojshme brenda disa orëve Rusia mund t'i dislokojë forcat e saj ushtarake në rajon me kapacitet siç do ta kërkojë rasti dhe përdorë të gjithë fuqinë e disponueshme."
Rusia filloi pesë muaj më parë një fushatë ushtarake ajrore duke ndihmuar ushtrinë siriane në konflikt.
Më herët këtë javë, Putin-i urdhëroi tërheqjen e pjesshme të avionëve luftarakë për të mbështetur bisedimet e paqes që kanë filluar në Gjenevë.
Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara tha se tërheqja e ushtrisë ruse ishte një hap përpara drejt arritjes së një marrëveshjeje. (Leftion Peristeri)