Udhëheqësit e BE-së diskutuan të enjten mbi ekonominë europiane, pas mbledhjes për samitin dyditor me në fokus marrëveshjen me Turqinë, si e vetmja mundësi për të frenuar fluksin e madh të refugjatëve drejt Europës.
Ata miratuan politikat prioritare, përfshi rinisjen e investimeve, duke ndjekur reformat strukturore për modernizimin e ekonomive dhe kryerjen e politikave fiskale.
Këto politika do të kontribuojnë në nxitjen e rritjes dhe të punësimit, sipas krerëve të BE-së. (Albana)