ShBA-ja do ta rritë në 3.4 miliardë dollarë buxhetin për mbrojtjen në Europë për vitin fiskal 2017, bëri të ditur të enjten sekretari amerikan i Mbrojtjes Ashton Karter.
Duke folur para Komisionit Ushtarak të Senatit, Karteri tha se buxheti i ShBA-së për mbrojtjen në Europë për vitin fiskal 2016 është 789 milionë dollarë amerikanë. Shtesa në buxhetin e vitit fiskal 2017 do të përdoret kryesisht për rritjen e pajisjeve dhe personelit të dislokuar në Europë. Sipas tij, ngritja e buxhetit do të garantojë praninë afatgjatë të tre brigadave të luftimit në këtë rajon.
(Zhang Yan)