Një delegacion i qeverisë siriane po takohen me të dërguarin e posaçëm të OKB-së për Sirinë Staffan de Mistura për herë të dytë që prej rifillimit të bisedimeve jo të drejtpërdrejta të paqes këtë javë në Gjenevë.
Staffan de Mistura do të zhvillojë takime të veçanta me përfaqësuesit e qeverisë siriane dhe ata të grupeve opozitare.
Bashar Ja'afari, kreu i delegacionit qeveritar të Sirisë, nuk ka pranuar të marrë pjesë në bisedime të drejtpërdrejta me kryenegociatorin e HNC-së, grup opozitar me bazë në Riad.
"Ne, si delegacion i Republikës Arabe të Sirisë, nuk jemi të nderuar për t'u ulur me një terrorist në bisedime të drejtpërdrejta. Shefi i delegacionit të opozitës të Riadit (Mohammed Alloush) është një terrorist, i cili i përket një grupi terrorist që ka bombarduar ambasada dhe ka vrarë studentët e një shkolle inxhinierike dhe njerëz të pafajshëm," tha Ja'afari.