Korea e Veriut dënoi të mërkurën SHBA-në dhe Korenë e Jugut për provokimin e situatës deri në pikën e "shpërthimit", raportoi agjencia zyrtare e lajmeve KCNA.
Deklarata vjen në kohën kur SHBA-ja dhe Koreja e Jugut po zhvillojnë stërvitjen e tyre më të madhe ushtarake, që Peniani e sheh si një "provokim të dinjitetit të udhëheqjes supreme të Koresë së Veriut dhe një deklaratë të hapur për një luftë kundër saj."
Deklarata, e lëshuar nga qeveria e Koresë së Veriut, partitë dhe organizatat politike, kërcënon me një sulm parandalues ndaj forcave amerikane dhe koreanojugore. (Albana)