Bashkimi Europian kërkoi më shumë kontribut nga vendet anëtare për rishpërndarjen e refugjatëve. Thirrja vjen në një cast që udhëheqësit e BE-së dhe Turqisë janë mbledhur për të diskutuar rrugët për trajtimin e krizës.
Turqia është parë si vendi kyç për zgjidhjen e krizës së tanishme. Shumica e refugjatëve dhe e emigrantëve udhëtojë nëpër të dhe më pas me anije rrezikojnë jetën e tyre për të arritur në Europë.
Komisioneri i BE-së për Migracionin Dimitris Avramopoulos tha se duhet të bëhet më shumë për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.
"Duhet të bëjmë më shumë për të ndihmuar shtetet që ndodhen në vijën e frontit, veçanërisht Greqinë, ku janë të bllokuar mbi 45 mijë emigrantë. Duhet t'i japim fund këtij fluksi të çrregullt. Nga ana tjetër duhet të zhvendosim masivisht në ditët dhe javët e ardhshme ata që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare," thekson Avramopoulos. (Leftion Peristeri)