Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon dënoi të martën sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në një treg në provincën Hajja të Jemenit më 15 mars, nga ku humbën jetën 67 vetë dhe u plagosën 55 të tjerë.
Në deklaratë, shefi i OKB-së nënvizoi se palët e përfshira duhet të respektojnë ligjin humanitar ndërkombëtar dhe të të drejtave të njeriut, që ndalojnë rreptësisht sulmet ndaj civilëve dhe objektivave të tyre. Sulmet e qëllimshme ndaj civilëve janë një shkelje e rëndë e të drejtave ndërkombëtare të njeriut.
Sipas deklaratës, Ban u bëri gjithashtu thirrje palëve të heqin dorë nga veprimet ushtarake dhe t'i zgjidhin mosmarrëveshjet përmes bisedimeve paqësore.