Kina forcon masat e karantinës kundër etheve të verdha
  2016-03-15 10:52:22

Kina u zotua se do të forcojë masat e karantinës kundër virusit të etheve të verdha, pas konfirmimit të rastit të parë në vend.

32-vjeçari nga provinca Zhejiang pati simptomat e fazës së parë, përfshi ethe dhe të dridhura kur ishte në kryeqytetin e Angolës, Luandë, dhe kërkoi trajtim mjekësor menjëherë pas kthimit të tij në Kinë.

Li Dexin nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se gjendja e pacientit nuk është optimiste.

Administrata e Përgjithshme e Mbikëqyrjes, Inspektimit dhe Karantinës ka paralajmëruar udhëtarët nga Angola, rajoni i prekur, se duhet të njoftojnë stafin e karantinës kur futen në Kinë dhe të tregojnë kartelat e vaksinimit. (Albana)