Rusia do të tërheqë një pjesë të ushtrisë nga Siria
  2016-03-15 10:52:22

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi tërheqjen e një pjese të forcave ushtarake nga Siria, duke filluar nga e marta.

Putin tha se kjo masë ishte koordinuar me homologun e tij sirian Bashar al-Assad dhe se do të shërbejë si një stimul për bisedime politike në Siri.

"Unë mendoj se detyra që i ishte vënë përpara Ministrisë së Mbrojtjes dhe forcave të armatosura kryesisht është përmbushur, prandaj urdhëroj ministrin e Mbrojtjes, që nga nesër, të nisë tërheqjen e pjesës kryesore të ushtrisë sonë nga Republika arabe e Sirisë. Ndërkohë i kërkova Ministrisë së Jashtme të intensifikojë pjesëmarrjen së Federatës së Rusisë në organizimin e procesit të paqes, në mënyrë për të zgjidhur problemin e Sirisë."

Baza detare e Rusisë në qytetin bregdetar të Tartus të Sirisë, si dhe ajo ajrore në Latakia, do të vazhdojë të mbikëqyrin funksionimin e regjimit të armëpushimit. (Leftion Peristeri)