Këshilli i Sigurimit dënon sulmin në hotelet në Bregun e Fildishtë
  2016-03-15 10:52:25

Këshilli i Sigurimit i OKB-së publikoi të hënën një deklaratë, ku dënoi ashpër sulmin terrorist në tre hotele në Bregun e Fildishtë.

Në këtë deklaratë Këshilli i Sigurimit u shpreh ngushëllime viktimave të sulmit dhe uron shërimin sa më shpejt të të plagosurve. Këshilli i Sigurimit mbështet Bregun e Fildishtë dhe vendet e tjera në luftën ndaj terrorizmit, duke theksuar nevojën për forcimin e përpjekjeve rajonale dhe ndërkombëtare në goditjen e terrorizmit e ekstremizmit.

Të dielën tre hotele në Bregun e Fildishtë u sulmuan nga persona të armatosur. Sulmi shkaktoi të paktën 16 të vdekur, ndërkohë që edhe 6 terroristë u vranë. (Xu Guang)